DYLON

Haziri: Rinia është dekoncentru nga varshmëria e Komunës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Organizuar nga organizata “FoleN’Fole”, në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës “PEN”, respektivisht rrjeti I edukatorëve bashkëmoshatar, sot është organizuar debat I rinisë me kryetarin, “Bisedo me kryetarin tënd”, ku të rinjtë kanë bashkëbiseduar për probleme të ndryshme krysisht nga fusha e rinisë dhe aktiviteteve rinore por edhe vendimmarrjen dhe përfshirjen e të rinjëve në proceset politike.
Me këtë rast kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se numri më i madh I popullates në vend është mosha 16 – 26 vjet, që tregon për potencialin e madh që kemi këtu.

“Ky debat është për rininë, përfshirjen tuaj në proceset politike lokale, vendimmarrje, apo edhe procese të tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve e veçanërisht për jetën e moshatarëve tuaj. Njësia për Rini së bashku edhe me KVRL-në, janë duke punuar çdo ditë në politikat rinore dhe përmirësimin e kushteve më të mira.Gjithashtupo punojmë edhe në përfshirjen e organizatave studentore dhe organizatave të shkollave të mesme në jetën rinore dhe aktivitetet e përbashkëta të rinisë. Tashmë rinia është dekoncentruarnga varshmëria dhe kontrolli I drejtëpërdrejtë, po ashtu sot është për uruar edhe shtëpia për rini dhe kështu do të vazhdohet krahas buxhetit prej 75 mijë eurove që menaxhohet nga Njësia për Rini dhe mundësia e subvencionimittë aktiviteteve rinore është po ashtu”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai më tej ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit subvencionon edhe OJQ të tjera, mirëpo duhet të bindet institucioni me project të përgatitur mirë, sikur që edhe është e obliguar mbyllja e subvencionit nga OJQ përfituese përsëri me raport të detajuar financiar.

Ndërsa të rinjtë janë interesuar kryesisht për punësimin, fuqizimin e rinisë, ndërmarrësinë, buxhetin, financimin e aktiviteteve të ndryshme rinore, psigologët nëpër shkolla dhe interes tjetër për shkollimin dhe transportin urban si një nevojë për rininë sipas tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.