DYLON

Haziri: Rinia e Gjilanit dhe Kosovës po dëshmohet në gjithë botën me punë dhe kulturë

Haziri: Rinia e Gjilanit dhe Kosovës po dëshmohet në gjithë botën me punë dhe kulturë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për bashkatdhetaren Saranda Matoshin, për kontributin e dhënë në komunitet dhe arritjet që ka shënuar në fushën e teknologjisë.

Haziri ka thënë se Saranda dikur ishte punëtore në administratën e Komunës së Gjilanit, e cila me angazhimin e saj dhe përkushtimin ndaj arsimimit e veçanërisht fushës së teknologjisë, sot është analiste ditore e databazës së të dhënave në kompaninë gjigante, në Microsoft, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai më tej ka potencuar se rinia e Gjilanit dhe Kosovës është një thesar i vërtet që e kanë dëshmuar veten në të gjitha fushat, me punë, arsim dhe kulturë të lartë njerëzore, kudo që kanë jetuar dhe për këtë ka vlerësuar se janë krenaria e Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërsa në fjalën e saj, pas pranimit të mirënjohjes, Saranda Matoshi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit e cila është mbashtetëse e rinisë kudo që ata jetojnë dhe i vlerëson e mirëpret gjithmonë kur kthehen në vendlindjen e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.