DYLON

Haziri: Rikonfirmim i zotimeve dhe trajtim krejt tjetër ndaj rasteve sociale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është zotuar për realizimin e programin e katër prioriteteve të mëdha në infrastrukturë ujësjellës, kanalizim trotuare dhe rrugë. Poashtu një trajtim tjetër do të bëhet edhe për rastet sociale, duke ndryshuar politikat e banimit social.

“Do të punoj në realizimin e programit bazik, pakos katër, që e kam paraqitur gjithmonë para qytetarëve si interes, duke vazhduar që të hapim dhe rregullojmë kanalizime, ujësjellës, trotuare dhe rrugë. Investimet do të ndodhin në gjithë hapësirën e Komunës pa dallime”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

“Edhe detyrë e veçantë, ndër shumë sosh, është banimi social. Ne do të ofrojmë alternativë për mënyrën e banimit social, do të fillojmë asistencë financiare dhe asistenca tjera në mënyrë që familjet këtë dimër ta kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjilani nuk ka banim social, kjo është një politikë e re gjatë javës së ardhshme ne do ta mbyllim aspektin e banimit social si politikë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka apeluar që të kthjellen të gjithë mekanizmat politik, Kosova ka nevojë për një qeveri urgjente, në mënyrë që fondet të lirohen, të lejohen dhe kërkesa për ri-destinimin e mjeteve të kalohet sa më shpejt. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.