DYLON

Haziri: Rënia e numrit të të infektuarve në Gjilan është lajm i mirë, por nuk domethënë që rreziku ka kaluar

Haziri: Rënia e numrit të të infektuarve në Gjilan është lajm i mirë, por nuk domethënë që rreziku ka kaluar
Avatar photo Redaksia

Numri i rasteve aktive me Covid 19 në Gjilan ka rënë nën 100 dhe ky është lajm i mirë”. 

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë së kornavirusit, është njoftuar sot me gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën e Gjilanit, e cila duket kësisoj në shifra:

EkoHigjiena

Të shëruar – 3295 persona, të vdekur – 108, raste aktive – 98, mostra në pritje – 100, të spitalizuar – 17, gjithsej të testuar – 9846, kurse gjithsej pozitiv deri tani kanë rezultuar 3500 persona.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është lajm i mirë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga koronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri, duke kërkuar zbatim të masave – maskë, distancë dhe higjienë personale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.