(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi këto vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të diskriminuar në aspektin buxhetor. Gjilani është Komuna që në dhjetëvjeçarin e fundit nuk është investuar në asnjë infrastrukturë regjionale edhe përkundër pozitës që Gjilani është si qendër regjionale e anamoravës, që ka korridorin ndërkombëtar shumë afër.
“Duhet një kujdes i shtuar, për të kthyer zhvillimin ekonomik në Gjilan. Raporti buxhetor që ekziston sot, tregon se jemi Komuna e vetme që shpenzon më shumë në mallra dhe shërbime se sa në investime. Jemi Komuna që në dhjetëvjeçarin e fundit nuk është investuar në asnjë infrastrukturë regjionale edhe përkundër pozitës që Gjilani është si qendër regjionale e Anamoravës, që ka korridorin ndërkombëtar shumë afër, që e kaluara dhe e tashmja e saj tregojnë qartë se me një “infuzion” dhe me një investim duke u bazuar fillimisht në vullnet politik, e më vonë në mos diskriminim buxhetor”, ka thënë Haziri.
Por, ai ka shtuar se Gjilanin do ta rikthej nga një disfavor, në një vend të mundësive. Korridori Gjilan – Prishtinë që është edhe lidhja e drejtpërdrejtë e Gjilanit me Prishtinën ndërtimi i rrugës Gjilan – Ferizaj dhe rrugës që çon në portën e Dheut të Bardhë, ndërtimi dhe investimi i daljes që çon në Kumanovë përmes fshatit Stanqiq, zgjerimi i rrugës për Preshevë dhe infrastruktura tjetër rrugore, janë detyra që duhet të realizohen..
Sipas Hazirit, Gjilani është në përparësi nga regjionet tjera sepse ne jemi regjion mikro-europian i pranuar që nga viti 2004.
“Po përmendi një fakt që Gjilani është në përparësi nga regjionet tjera sepse ne jemi regjion mikro-europian i pranuar që nga viti 2004 dhe Gjilani e ka emblemën e Parlamentit Evropian për qytet të paqes, që pak Komuna në Ballkan e kanë. Kjo emblemë e Gjilanit jep mundësi që përveç qeverisë dhe institucionet financiare të kontraktuara nga ana e qeverisë, i japin të drejtë dhe mundësi të fitimit të projekteve të ndryshme që mund t’i realizojmë. Mikro-regjioni nuk e përfshinë vetëm Anamoravën, por ka 17 Komuna dhe kalon në tri shtete, duke e prek edhe kufirin e Bullgarisë përmes një Komune. Ky mikroregjion duhet të shtyhet në plane dhe master plane të qeverisë”, tha kryetari Haziri.
Haziri ka kërkuar që tash e tutje të kthehet përkujdesja institucionale duke e kthyer përkujdesjen në buxhetim dhe investime, për të shtuar se qytetarët dhe në veçanti bizneset në Gjilan, me gjithë vështirësitë, e kanë trendin pozitiv.
Ndryshe, Haziri kështu është shprehur në një debat me përfaqsuesit e bizneseve të Anamoravës me tëmën: Anamorava në perspektiovën e shvillimit -Zona e lirë ekonomike, autostrada ku mori pjesë ndër tjerash edhe zv. kryeministri i parë Behxhet Pacolli dhe ministrst Fadil Ismajli (MZHE) dhe Bernard Nikaj (MTI). (lexo shkrimin e plotë mbi këtë temë: Autostrada, zona e lirë ekonomike-platforma agro-ekonomike rast i madh për Gjilanin)