(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit, lutfi Haziri ka thënë se ndihet i nderuar që ishte isha sponsorizues i Rezolutës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2013 dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i implementoj të gjitha pikat e Rezolutës.
Ja postimi i plotë i Hazirit në facebook.
‘Sot 23 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës Lindore, përkatësisht Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhanë fjalën e tyre për Autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën. Që nga ajo ditë, gjërat nuk kanë lëvizur shumë në drejtim pozitiv.
Jam i nderuar që isha sponsorizues i Rezolutës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2013, ku për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj qytetarëve tanë në Kosovën Lindore. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që me të gjitha kapacitetet e saj t’i implementoj të gjitha pikat e Rezolutës, sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë! LH