/2L ONLINE/ –Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, iu është përgjigjur sot kritikave të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, për kinse shpenzimet enorme të tij. Në reagim thuhet:
“Për hire të informimit të drejtë të opinionit publik, dëshiroj të sqaroj se dega e Vetëvendosjes në Gjilan ia ka huqur krejtësisht me etiketimet e sotme, kinse për shpenzime enorme me anë të parullave.
Sa I përket shpenzimeve për dreka dhe darka, ato janë minimale, karshi punës së madhe që po bëhet në Gjilan. Unë kam vazhduar t’I paguaj borxhet e ish-qeverisjes, përveç tjerash, edhe në dreka dhe darka ushqim dhe pije edhe atë mijëra euro. Po ashtu, kam paguar edhe fatura për bileta aeroplani të trashëguara nga ish-qeverisja.
Ndërkaq, tek shpenzimet për telefon mobil, nuk qëndron fare konstatimi se janë shpenzuar mbi 4 mijë euro nga zyraime, por kam paguar shpenzimet e ish-qeverisjes në telefon në vlerë prej 3 mijë e 500 euro. Unë personalisht kam pako mujore për thirrje telefonike në vlerë prej 20 euro në muaj dhe asnjë cent më shumë nuk e shpenzoj sepse fatmirësisht sot kemi edhe mundësi tjera alternative të komunikimit.
Unë kam udhëtuar jashtë vendit dhe këtë do të vazhdoj ta bëjë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Këto udhëtime kanë krijuar partneritete me qendrat e mëdha europiane dhe këtë vit po I sjellin Gjilanit mbi 25 milionë euro investime në projekte infrastrukturore.
Fatmirësisht, ne jemi komuna më e disiplinuar fiskale në Kosovë. Ky nuk është konstatimi I yni, por I Ministrisë së Financave.
Ne do ta vazhdojmë edhe më tutje me dietë (jo ‘dijetë’ dhe plot ‘dijeta’ tjera) edhe më të ashpër buxhetore në shpenzime. Kjo është qeveri e punës dhe jo e luksit siç bënin të tjerët.
Të gjitha këto që I thash më lartë, mund të vërtetohen shumë lehtë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa”, thuhet në reagim. /2L ONLINE/
Lexo edhe: Lutës me dietë, ia vendosin para dere panon me shpenzimet e bëra