Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar të vështirë 100-ditëshin e parë të punës të Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga koalicioni PDK – LDK.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Haziri ka thënë se në këto 100 ditë qeveria Mustafa është ballafaquar dhe sfiduar me protesta të dhunshme dhe kërkesa sindikale.
Ndërsa duke iu referuar kritikave të opozitës, rreth 100 ditëve të para të qeverisë Mustafa, Haziri ka thënë se kjo qeveri nuk është as vazhdimësi e qeverisjes Thaçi e as qeveri e muzgut apo pizhameve. Sipas tij, kjo qeveri është pa kravatë.
“Nuk është as qeveri e muzgut, as e vazhdimësisë e as pizhameve, por qeveri pa kravatë, e cila është duke punuar shumë dhe në heshtje. Kjo qeveri është duke u angazhuar që problemet që ka Kosova t’i kthejë në prioritete sepse Kosova nuk mund të udhëhiqet me politika ad-hoc, personale dhe rajonale”, ka vlerësuar Haziri.