DYLON

Haziri: Qeveria amerikane po e përkrah Gjilanin falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania”, ka thënë se ky projekt po mbështetet nga qeveria amerikane, falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore që, sipas tij, po aplikohet në Gjilan.

“Qeveria amerikane e ka zgjedhur ta përkrah Gjilanin në ndërtimin e çerdhes moderne në “Dardani” falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që USAID i ka parashtruar për Komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai tha se me ndërtimin e kësaj çerdheje, kanë arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të kësaj lagjeje.

“Projekti për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” është për 15 mijë banorë dhe përfundimisht kemi arritur ta mbështesin propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe të prindërve të kësaj lagjeje që të kompletohet infrastruktura për institucionet parashkollore. Ky investim e plotëson nevojen arsimore për këtë pjesë të qytetit”, është shprehur Haziri.

Vlera e ndërtimit të çerdhes në “Dardani” është 400 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës me qeverinë amerikane./2L ONLINE/