DYLON

Haziri publikon vendimin për fituesin e sivjetmë të çmimit letrar “Beqir Musliu”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Anton Nikë Berisha është fitues i sivjetmë i çmimit letrar “Beqir Musliu”. Vendimin e jurisë profesionale, në përbërje Nehas Sopaj, Sabile Keçmezi Basha dhe Ramadan Musliu, e ka publikuar të hënën, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në seancën solemne të Kuvendit Komunal, e cila është mbajtur për nder të ditës së çlirimit.

Çmimi jepet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi.

EkoHigjiena

Sipas Ars Clubit “Beqir Musliu”, kandidat për këtë çmim, sivjet kanë qenë Agim Gjakova, Nikollë Spathari, Lazër Stani e Anton Nikë Berisha.

Anton Nikë Berisha është autor i mbi 50 veprave letrare në poezi, prozë, përkthimeve letrare, antologjive dhe studimeve teorike-estetike dhe letrare.

Në arsyetimin e jurisë thuhet se Nika përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe, i cili në vazhdimësi ka ndërtuar një arkitektonikë letrare artistike në themel të së cilës është ekzistenca historike dhe aktuale e njeriut dhe etnosit shqiptar.

Fitues të deritashëm të çmimit letrar “Beqir Musliu” janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti e Nehas Sopaj. Berisha është fituesi i nëntë me radhë i këtij çmimi prestigjioz në letërsi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.