DYLON

Haziri: Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë

Haziri: Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë
Avatar photo Redaksia

Për herë të 29-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e deputeti i LDK-së, njëherësh nënkryetar i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri ka thënë se propozimi i këtij subjekti për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë

“Sot duhet të reflektojmë më shumë se kurrë. Koha e fundit që parlamentarizmi i Kosovës të mos lejojë ngulfatjen e shtetit nga një parti apo edhe nga një lider. Me dialog aktiv, politik e parlamentar, duhet të përballohet agjenda politike në interesin e qytetarëve të Republikës”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Sipas tij, regjioni i Ballkanit Perëndimor po ecën para e bota po ndryshon çdo ditë, ndërkaq Kosova në marrëdhënie të kushtëzuara me perëndimin, që i bie në marrëdhënie të kushtëzuara me aspiratën e saj.

“Kemi ardhur në pozitë që t’i gëzohemi largimit gradual të kushtëzimeve politike e financiare të BE-së”, ka thënë tutje Haziri.

Në anën tjetër, sipas tij, sektorin privat e kanë kapur për fyti, me politika të rritjes së energjisë elektrike dhe tatimit të pronës.

“Mendoni përtej vetes, përtej partisë e për Republikën. Sot është dita e reflektimit sepse 26 vite më parë, Kosova e fitoi luftën me ndihmën e miqve të saj, për ta përkufizuar më së miri thënien lapidare të presidentit Rugova se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë. Republika, mbi te gjitha”, ka thënë Lutfi Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.