DYLON

Haziri: Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Çair një e arritur e madhe

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar të enjten ekipin e Komunës së Gjilanit, i cili është duke punuar në projektin “Valorizmi i zejeve tradicionale dhe potencialet e ekonomisë sociale për komunat Çair dhe Gjilan”.

Kryetari Haziri është njoftuar nga koordinatorja e këtij projekti të bashkëpunimit ndërkufitar, Gëzime Idrizi – Ismaili, lidhur me ecurinë sipas dinamikës së paraparë dhe progresit në ndihmën e dhënë për zejtarët e komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky projekt, i financuar nga Komisioni Europian, është një e arritur e madhe e Komunës sepse për herë të parë po ndihmohen zejet tradicionale për funksionimin sa më të suksesshëm të tyre.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.