DYLON

Haziri: Programi i USAID Team, jetik për Gjilanin

Haziri: Programi i USAID Team, jetik për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e programit të USAID Team, përkatësisht Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, në Gjilan është mbajtur sot një punëtori me temen “Prezantim i Planit të Gradimit dhe Rezultatit të OSAT”.

Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri me ekipin e tij, Stephen Carpenter, drejtor i programit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, Agim Salihu nga USAID Team dhe përfaqësues të lartë të misionit në Kosovë.

Në këtë takim është prezantuar vlerësimi i aktiviteteve të deritanishme, rishikimi i planit vjetor të punës për gjashtë muajtë e ardhshëm me qëllim të adaptimit për t’i arritur indikatorët për gradim.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, programin e USAID Team e ka vlerësuar jetik për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

“E kam falënderuar dhe aplauduar programin e USAID Team, i cili ka qenë i domosdoshëm dhe jetik për funsionimin e administratës së Gjilanit, për një menaxhim më të suksesshëm, duke pasur parasyshë se Zyra e Prokurimit dhe disa resorë tjerë ka pasur probleme dhe ngecje të mëdha si pasojë e një aktakuze për krim të organizuar dhe suspendimit të 28 shërbyesve civil”, ka thënë kryetari Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.