DYLON

Haziri: Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare

Haziri: Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përcjellë një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe ish- kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Krasniqi,

Me dhembje të madhe pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK’së dhe ish-kryetarit të Vushtrrisë, profesor Hajzer Krasniqi.

EkoHigjiena

Familje e nderuar, ju duhet të jeni krenarë me profesor Hajzerin sepse ai me krejt kapacitetin e tij intelektual punoi parreshtur në disa nivele për të mirën e përgjithshme.

Profesor Hajzerin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, ku edukoi gjenerata të tëra në cilësinë e mësimdhënësit, ishte themelues dhe udhëhoqi me sukses degën e LDK’së atje në një kohë të pakohë, ndërkaq një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në Këshillin Kombëtar të Pajtimit dhe në cilësinë e kryetarit të Vushtrrisë, pas luftës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolëgevë, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.