DYLON

Haziri priti në takim komandantin e ri të KFOR-it turk, Hakan Derican

komandantin e ri të KFOR-it turk
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it turk (LMT-Gjilan), kapiten Hakan Derican.

Kryetari Haziri, pas e uroi komandatin e ri kapiten Hakan Derican për marrjen e detyrës së re, potencoi angazhimin dhe bashkëpunimin e mirë që Komuna e Gjilanit e ka pasur në mënyrë permanente me KFOR-in turk, ndërkaq ka shpehur falënderim për mbështetjen në shumë aspekte që i kanë ofruar qytetarëve.

Në këtë takim, kryetari Haziri ka shfaqur zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit të Komunës me KFOR-in turk në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it turk (LMT-Gjilan), kapiten Hakan Derican, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe për zotimin e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kryetari Haziri dhe kapiteni Derican, gjendjen e sigurisë në Gjilan e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.