(2L ONLINE) – – Në vazhdën e takimeve të shumta me mërgimtarë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në zyrën e tij një grup fëmijësh shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët jetojnë në Gjermani, Zvicër, Angli, Turqi dhe Greqi, të cilët i ka shoqëruar drejtoresha e qendrës kulturore për Zvicër, Shukrije Ramadani, në kuadër të Ministrisë së Diasporës.
Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje fëmijëve, ndërsa i ka njoftuar ata me punën e tij si kryetar i Komunës së Gjilanit, me pozitën e mirë gjeografike të Anamoravës, në të cilën bëjnë edhe shtatë komuna të regjionit lindje.
Haziri tha po ashtu theksoi se mbi 32 për qind e gjilanasve jetojnë në shtete të Europës, ku këta të fundit janë shumë të lidhur me familjet e tyre në Gjilan dhe se ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në të gjitha aspektet.
Fëmijët e pranishëm i bënë disa pyetje nga më të ndryshme kryetarit Haziri, të cilëve u është përgjigjur me kënaqësi.
Nga ana e saj, zonja Shukrije Ramadani ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin që edhe në këtë ditë pushimi ka gjetur kohë t’i pres e t’i nderoj fëmijët shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës. /2L ONLINE/