DYLON

Haziri pret në takim udhëheqësit e Lobit euro-atlantik shqiptar

Haziri pret në takim udhëheqësit e Lobit euro-atlantik shqiptar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Lobit euro-atlantik shqiptar, presidenten Brikena Qama dhe zëvendëspresidentin, Daut Haxhaj.

Haziri tha se janë të gatshëm që të pranojnë shkolla verore në mënyrë që fëmijët e mërgatës të kalojnë disa javë ne Gjilan, të bashkëpunojnë dhe të organizohen për shkëmbim përvojash.

EkoHigjiena

“Jam i privilegjuar ta pres në takim organizatën e njohur si Lobi euro-atlantik shqiptar e udhëhequr nga presidentja, Brikena Qama dhe nga miku im, njëri prej bashkëveprimtarëve tash e tre dekada në Norvegji, Daut Haxhaj. Ne biseduam për Ditët e Mërgatës, organizimin më të mire, për gjenratën e re dhe fëmijtë tanë që po rriten në Europë, se si mundet të gjejnë rrugë bashkëpunimi në mënyrë që në vizita të ushqehen me aktivitetet kulturore e sportive”, tha Haziri.

Gjatë adresimit para gazetarëve, përfaqësuesit e Lobit euro-atlantik shqiptar, Brikena Qama dhe Daut Haxhaj, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe ofrimin e bashkëpunimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.