DYLON

Haziri pret në takim komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK’së në Gjilan, nënkolonel Albert Kuqi

Haziri pret në takim komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK’së në Gjilan, nënkolonel Albert Kuqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK’së në Gjilan, Albert Kuqi.

Kryetari Haziri i ka uruar nënkolonel Kuqit për marrjen e detyrës, derisa ka konfirmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të Komunës, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

“E uroj nënkolonelin Albert Kuqi për marrjen e detyrës së komandantit të Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan, që është Njësia Elitare e FFK’së. Ne jemi krenarë me punën dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm të tyre”, ka thënë Haziri, pas takimit.

EkoHigjiena

Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, nënkolonel Albert Kuqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në çdo kohë të Komunës Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.