DYLON

Haziri pret në takim drejtorin e ri të OSBE-së, Zoltan Imecs

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim u.d. drejtorin rajonal të OSBE-së në Gjilan, Zoltan Imecs, i cili sapo ka marrë detyrën.  Kryetari Haziri, pasi e ka uruar z. Imecs për pozitën, ka thënë Komuna e Gjilanit do ta vazhdojë bashkëpunimin e mirë me OSBE-në, siç e ka pasur edhe në të kaluarën.

Haziri, gjithashtu, ka falënderuar OSBE-në për ndihmën e madhe që ka dhënë në shumë projekte, sikur edhe për kontributin e tyre për avancimin e dialogut ndër-fetar, ku Gjilani vlerësohet si model.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, u.d. drejtori rajonal i OSBE-së në Gjilan, Zoltan Imecs, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke shfaqur zotimin e tij për bashkëpunim mes kësaj organizate të rëndësishme dhe Komunës së Gjilanit në të mirë të qytetarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.