DYLON

Haziri pret ne takim delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”

Haziri pret ne takim delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe bashkëpunimi delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”, të kryesuar nga Bajram Këlëç, me seli në Bursa, në praninë edhe të deputetit Ismail Yzen dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, tha se në aspektin kulturor, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe investimeve të përbashkëta, duhet të jetë një bashkëpunim më dinamik në krijimin e urave lidhëse të promovimit të vlerave dhe planifikimit për të ardhmen.

Kryetari Haziri, gjithashtu, ka spikatur rëndësinë që ka kjo shoqatë në krijimin e urave lidhëse mes investitorëve dhe qytetit të Gjilanit, sepse do të ndikonin edhe në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ngritjen e cilësisë në shërbime.

EkoHigjiena

“Regjioni i lindjes në NATO është në mbykëqyrje të ushtrisë amerikane dhe në Gjilan kemi edhe kontigjentin turk me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të mirë në sektorin e sigurisë dhe promovimin e jetës ndërfetare e ndëretnike në përgjithësi. Kosova tashmë është shtet që kontribuon në sigurinë e përgjithshme në Evropën Juglindore, konkretisht në pjesën e Ballkanit perëndimor. Investitorët janë të mirseardhur të jenë pjesë e investimeve në sektorin privat dhe atë publik në ngritjen e standartit të jetës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Bajram Këlëç, kryetar i shoqatës ka ftuar komunitetin artistik, komunitetin e arsimit, shëndetësisë dhe biznesit që të vizitojnë Turqinë, sikur që ka bërë thirrje edhe per investime në Gjilan në mënyrë që të lidhet partneritet afatgjatë për zhvillimin e përbashkët mes Gjilanit dhe Bursës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.