DYLON

Haziri pret në takim ambasadoren e Francës, Marsye Daviet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune, Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marsye Daviet, me të cilën kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin dhe nevojën e madhe për investime në Gjilan, por edhe zhvillimin ekonomik si pjesë e përbashkët e zhvillimeve të përgjithshme.

Me këtë rast kryetari Haziri, tha se me Ambasadën e Francës në Kosovë, bashkëpunimi ka qenë jashtzakonisht i mirë dhe i vazhdueshëm gjithmonë.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi me Ambasadën e Francës gjithnjë kemi bashkëpunimin shumë të mirë. Në Komunën e Gjilanit gjithnjë e më shumë po ndodhin ndryshime të cilat janë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, në mbështetjen e bizneseve, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, por edhe fushave të tjera në përgjithësi. Ambasada e Francës në Kosovë, gjithnjë ka qenë pikë e fuqishme në të cilën është mbështetur Komuna e Gjilanit”, ka thënë Haziri. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.