DYLON

Haziri pranon 20 laptop donacion nga Zvicra për shkollat profesionale

Haziri pranon 20 laptop donacion nga Zvicra për shkollat profesionale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 20 laptop për shkollat profesionale, të cilët janë donacion i organizatës zvicerane Labdoo.

Në emër të organizatës, donacionin ia ka dorëzuar kryetarit Haziri koordinatori i Labdoo, Asdren Toska.

Kryetari i Gjilanit ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vie në qytetin e tij, duke thënë laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale dhe në këtë mënyrë do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore.

EkoHigjiena

Ndërkaq, koordinatori i organizatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptop të tjerë do t’i sjell në Gjilan.

Ai tha se laptopët që i dorëzoi sot janë të pajisur me të gjitha programet e domosdoshme për përdorim nga nxënësit e shkollave profesionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.