Haziri: Po punojmë në rregullimin e infrastrukturës së varrezave në Gjilan
(2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, i shoqëruar edhe nga ekspertët e kësaj drejtorie kanë bërë sot inspektimin e punimeve në zgjerimin e hapësirave të varrezave të Qytetit dhe rregullimit të trotuareve.
Me këtë rast drejtori Haziri, ka thënë gjatë inspektimit të punimeve të trotuarit në varrezat e qytetit, se problemi që ishte permanent për mungesë të hapësirave të varrezave tashmë është tejkaluar për tri e më shumë viteve të ardhshme.
“Po punojmë në rregullimin e një trotuari nëpër varrezat e qytetit. Të Gjithë ata qytetarë të cilët vizitojnë varrezat e qytetit për vizitë tek varret e familjarëve të tyre, të cilët më nuk janë në këtë botë, do të kenë kushte infrastrukturore më të mira se deri më tani, sepse atje tashmë lëvizja do të bëhet nëpër staza të rregulluara me kubëza betoni”, ka thënë drejtori Haziri, duke shtuar se Gjilani kishte problem me hapësirat e pamjaftueshme për varrezat e qytetit. Me një investim modest ne si drejtori, kemi krijuar hapësirë edhe për më shumë se tri vitet e ardhshme me intervenimin profesional që është bërë në varreza. Atje tashmë janë krijuar dy hapësira mjaft të mëdha për varre të reja”, ka thënë drejtori Haziri.
Ai gjithashtu ka informuar qytetarët se në të njëjtën kohë me ekspertët e drejtorisë, por edhe me drejtorit gjegjëse në Komunën e Gjilanit janë duke punuar në gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për varrezat e ardhshme të qytetit, në të cilin do të punohet me një projekt dhe planifikim të ndërtimit të tyre në bazë të rregullave projektuese në të cilat do të jenë të gjitha kushtet infrastrukturore. /2L ONLINE/
