Haziri: Pjesmarrja e qytetarëve në vendim-marrje dhe planifikim, mundëson zhvillim të qëndrueshëm
/2L ONLINE/ – Në tryezën e organizuar nga USAID-i, me programin Avancojmë Kosovën së Bashku, që ishte fokusi kryesor në pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendim-marrëse komunale, duke përfshirë pjesëmarrjen e komuniteteve pakicë, grupet e grave dhe përfshirjen e tyre në vendim-marrje, pjesëmarrjen e rinisë, bizeneseve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në përgjithësi, me theks të veçantë bashkëpunimin e Komunës me këto grupe të interesit në procese të rëndësishme komunale.
Ky takim kryesohej nga drejtoresha e programit, Amy Denkenberger, me praninë edhe të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kryesueses së Kuvendit, nënkryetarit të Komunës, drejtorëve të drejtorive komunale, zyrtar të ndryshëm komunal, nga komunat Gjilan, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, por edhe përfaqësues të fshatrave, OJQ, grupeve të grave, organizatave rinore etj, që përgaqësimi gjinor për Komunën e Gjilanit u vlerësua pozitive, sikur që edhe pjesëmarrja qytetare gjithashtu.
Me këtë rast drejtoresha e programit ka thënë se programi që ka një kohëzgjatje tri vjeçare përqëndrohet në tri fusha, si pjesëmarrjen e komuniteteve pakicë dhe bashkëpunimin e tyre me shumicën, nivelin e zhvillimit ekonomik, kapacitetet dhe mbështetjen e bizneseve të vogëla dhe të mesme, përfaqësimet e Komunave në raport me dy gjinitë dhe pjesëmarrjen publike në vendim-marrje.
“Fokusi i këtij programi është në tri fusha që në zbërthimin e tyre përfshijnë një numër të madh të qytetarëve dhe zyrtarëve që pikëpreken në fusha të ndryshme, sikur që edhe interesi publik dhe pjesëmarrja publike në kuadër të këtij programi. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes Komunave në përgjithësi dhe pjesëmarrjes publike, duke përfshirë, pjesëmarrjen e grave, të rinisë, Shoqërisë Civile, përfaqësuesve të ndryshëm nga lagje e fshatrat e një Komune, por edhe pjesëmarrja e qytetarëve në përgjithësi, në planifikimet që janë afatgjate për zhvillim, mbështetje të bizneseve etj”, ka thënë, ndër të tjerash ajo.
Kurse kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se, pjesëmarrja qytetare nga fusha të ndryshme të organizimit të tyre është shumë me rëndësi për organizatën – Institucionin, çoftë në planifikim apo në diskutime publike.
“Tema që po diskutojmë sot, është shumë e rëndësishme dhe në interes të të gjithëve. Pjesëmarrja e qytetarëve, grupeve të interesit, përfaqësimeve gjinore, rinore, OJQ-ve dhe grupeve të tjera është me shumë rëndësi për institucionet komunale. Sa më të hapur dhe bashkëpunues, aq më lehtë mund të zgjidhen problemet që kanë grupe të ndryshme të përfaqësimeve qytetare. Pra, me punë dhe përkushtim realizohen projekte të mëdha për komunitetin. Ky program është mbështetje e fuqishme për emancipimin dhe zhvillimin e Komunave të Kosovës në përgjithësi. Ne nga pozita e kryetarit, garantojmë lëvizjen e oproceseve përpara drejtë sukseseve dhe vendimeve të cilat janë interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike, fetare, gjinore apo të tjera”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.
Ndërsa, Agim Salihu, zyrtar në USAID, ka bërë prezantim, në kuadër të programit Avancojmë Kosovën së Bashku, duke përmbledhur statistika të ndryshme mbi pjesëmarrjen dhe rëndësinë e saj në proceset menaxheriale, brenda institucioneve për të mirën qytetare./2L ONLINE/
