DYLON

Haziri përshëndetë lirimin e të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Pas fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të takimeve të rregullta, ka mbajtur sot takim me Kryesinë e Degës, kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, Kryesitë e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë.

Në këtë takim u harmonizua kalendari i punës për muajin e falënderimit të qytetarëve me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.

EkoHigjiena

Haziri morri zotimin e fuqishëm të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së, se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor.

Ndërkohë, Haziri ka përshëndetur vendimin për lirimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, të cilët më 26 dhjetor 2008 u arrestuan nga forcat speciale serbe pa asnjë argument me urdhër të Prokurorisë serbe për Krime Lufte.

LDK poashtu dënon ashpër konfiskimin e Abetareve të fëmijëve, nga çantat e tyre, në  shkolla e tyre, të cilët po bëhen ushtarë edhe më të mëdhenjë dhe më të fuqishëm kundër regjimit të Serbisë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.