DYLON

Haziri: Përmes ekspozitës “Gjilani n’retro”, është kthyer memoria se si ka qenë qyteti para 50 vjetësh

Haziri: Përmes ekspozitës “Gjilani n’retro”, është kthyer memoria se si ka qenë qyteti para 50 vjetësh
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë sot nga afër pikturat në ekspozitën ‘Gjilani n’retro”, e cila është hapur të enjten, në muzeun e qytetit.

Me këtë rast, Haziri ka shprehur falënderim për nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, të cilët, siç tha, e kthyen memorien se si ka qenë Gjilani 50 vite më parë.

“Faleminderit nxënsëve e profesorëve të shkollës së artit pamor, që në kuadër të kësaj ekspozite retro, e kthejmë Gjilanin në memorien tonë dhe e pasurojmë për gjeneratat e reja, në mënyrë që ta shohin se si ka qenë qyteti para më shumë se 50 vjetësh”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Nga aty, Haziri ka konfirmuar se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ndërtimit të muzeut të ri të qytetit, duke vlerësuar se me dy muze, do t’ia japin Gjilanit pasqyrën jo vetëm urbane, por edhe kulturore që e ka.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtoresha e DKRS në Gjilan, Deniza Limani dhe drejtori i shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, Roland Masurica, të cilët kanë falënderuar Hazirin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Ndryshe, ekspozita “Gjilani n’retro” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 15 janar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.