DYLON

Haziri përgëzon zjarrfikësit për renovimin e objektit të tyre me vetiniciativë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Iniciativa e stafit të zjarrfikësve e nisur javë më parë për renovimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tashmë ka përfunduar.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Halit Rexhepi, ka parë nga afër përfundimin e punëve vullnetare të zjarrfikësve, duke i komplimentuar ata për punën e mirë që e kanë bërë.

EkoHigjiena

“Sot pashë këtu një punë të madhe që keni bërë ju stafi i zjarrfikësve me vetiniciativë. Ky është shembulli më i mirë dhe ju përgëzoj për këtë aksion, meqë është punë vullnetare dhe nuk ka implikime buxhetore. I falënderoj edhe kompanitë gjilanase që kanë kontribuuar në formë të donacioneve për renovimin e këtij objekti dhe në këtë mënyrë e keni më të lehtë veprimtarinë tuaj. Komuna e Gjilanit do t’ju përkrah në mënyrë të vazhdueshme për t’ua lehtësuar punët”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë objekt është rregulluar dyshemeja, muret anësore, kuzhina e pjesë të tjera.

Ndryshe, ky nuk është aksioni i vetëm vullnetar i stafit të zjarrfikësve. Muaj më parë, po me iniciativë të stafit të zjarrfikësve, janë rregulluar shkallët para hyrjes së këtij objekti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.