DYLON

Haziri përgëzon Vëllezërit Ibishi për investimet në Banjën e Dobërçanit dhe i falënderon për gjenerimin e vendeve të punës

Haziri përgëzon Vëllezërit Ibishi për investimet në Banjën e Dobërçanit dhe i falënderon për gjenerimin e vendeve të punës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidati për Asamble, Bashkim Bislimi, kanë vizituar sot Banjën e Dobërçanit “Vëllezërit Ibishi”, ku janë pritur nga pronari, Nexhat Ibishi dhe punonjësit aty.

Ibishi ka thënë se ndihen të nderuar me këtë vizitë të kryetarit Haziri, i cili e ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Haziri tha se është nder që po e viziton dhe po i sheh nga afër sukseset që vijnë si rezultat i investimeve nga puna në Zvicër.

“Është nder me e vizitu Banjën e Dobërçanit Vëllezërit Ibishi dhe me e pa zhvillimin e punës së këtij biznesi, si pjesë e investimeve që lidhen kryesisht me punën në Zvicër. Vëllezërit Ibishi kanë dhënë zhvillim e punësim me anë të këtij investimi dhe ne i gëzohemi shumë. Përtej kësaj, e falënderoj Nexhatin për punën dhe angazhimin në fshat në të mirë të komunitetit, sepse Dobërçani tash po shkon drejt mbylljes së infrastrukturës bazike dhe është shembulli më i mirë i bashkëpunimit trepalësh mes Këshillit, shoqatës 17 Shkurti dhe Komunës”, ka thënë Haziri.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.