DYLON

Haziri përgëzon nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” për artin e shprehur në oborrin e shkollës

Haziri përgëzon nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” për artin e shprehur në oborrin e shkollës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në inaugurimin e muraleve të punuara nga nxënësit e shkollës së gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilat janë punuar në hapësirën e dedikuar për aktivitetet sportive në oborrin e kësaj shkolle.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka përgëzuar nxënësit për idetë e tyre kreative që kanë shfaqur në mënyrë artistike në këtë pjesë të oborrit të shkollës.

“Ky është art i punuar me profesionalizëm të lartë nga nxënësit e kësaj shkolle. Këto punime ishin të ndaluara në kohën e okupimit. Ky është një shembull i mirë që me vepra artistike të shfaqen idetë dhe kreativiteti i nxënësve. Këto punime do të jenë pjesë e kartolinave për festat e fundvitit, që Komuna e Gjilanit do t’i përgatit për t’i uruar festat institucioneve, misioneve diplomatike dhe miqësisë e partnerëve të shumtë që ka Gjilani”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kurse nxënëset të cilat kanë organizuar këtë projekt janë Valëza Sijarina, Edrena Avdiu, Agon Demiri dhe Diana Rexhepi, të cilat kanë falënderuar organizatën “FIQ”, e cila ka mbështetur dhe financuar këtë projekt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.