DYLON

Haziri: Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë

Haziri: Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë
Avatar photo Redaksia

Duke thënë se LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale, Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, ka shtuar se bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjnë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta siguronte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i pranueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.

“Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.  LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ja deklarata e tij e plotë:

“Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Në cilësinë e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si bartës i proceseve politike në komunë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kam paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.

Përkundër trendit pozitiv dhe konfirmimit për deputet në Kuvendin e Republikës, LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.

Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta siguronte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i pranueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.

Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.

LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit.

Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit! /2LONLINE/