DYLON

Haziri: Pas 550- vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

Haziri: Pas 550- vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun
Avatar photo Redaksia

Me orën letrare dhe me këngë të interpretuar nga artistët gjilanas, ka nisur sot shënimi i Vitit Mbarkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 – vjetorin vdekjes së heroit të shqiptarëve dhe festës së Flamurit.

Kryetari Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit po mbahen këto aktivitete, tha se pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

“Jo vetëm i vlerësuar nga qarqet perëndimore si mborjtës i madh i vlera europerëndimore dhe të krishterizmit në këhën e tij, por Skënderbeu inspiroi dhe motivoi që edhe pas 550 viteve të kenë një komb me dy shtete duke qenë faktor. Pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja e jonë në dekada dhe histori ka qenë e lidhur me Skënderbeun. Dhjetërat aktivitetet kulturore që do ti organizojmë për tri ditë me radhë janë pak për ta respektuar kontributin e gjeneratave dhe kryengritësve”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Më pas janë lexuar poezi nga aktori Avni Shkodra, “Profili i Skëndërbeut” e “Ushton gryka e Kaçanikut”, kumtesë nga Kushtrim Jakupi “Skëndërbeu në këngë”, për të vazhduar me këngët “O vendi im” dhe “ Arbëreshët” interpretuar nga Elona Sadiku dhe Besa Krasniqi “Moj e bukur Arbëri”.

Ndërsa, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit bëhet përurimi i librit për Idriz Seferit “Një jetë për Shqipëri”. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.