DYLON

Haziri: Partia e parë po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’, parimet e LDK-së për ta ruajtur këtë Republikë janë të shenjta!

Haziri: Partia e parë po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’, parimet e LDK-së për ta ruajtur këtë Republikë janë të shenjta!
Avatar photo Redaksia

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia e parë po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’, parimet e LDK-së për ta ruajtur këtë Republikë janë të shenjta!

“LDK është gardiane dhe kujdestare e Republikës, duke vazhduar që ta ndërtojë vlerën e Republikës, të njerëzve të vendit, në parimin e bashkimit në dallime. Themeltari i késaj Republike, Ibrahim Rugova, e ka permendur në ditët e para të çlirimit unitetin plural. Sot jemi këtu për të dëshmuar që sovraniteti është bërë në këtë sallë plenare, këtu është ndërtuar dhe ruhet çdo ditë Republika e Kosovës”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka rikujtuar se rezistenca politike që përfaqësohet nga LDK, e cila e ka bashkuar popullin për qëllim të madh, dhe rezistenca e kryengritja ushtarake që ka ndodhur përmes UÇK-së, mbi parimin ‘sa më keq, aq më mirë’, është mobilizuar populli për të mirë, dhe në një proces prej më pak së dhjetë vjetësh, kemi arritur që ta përmbyllim lirinë e Kosovës.

“Por, 26 vjet më vonë, parimi ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’, po vazhdon të jetë parim që partia e parë po e kultivon, me gjuhën e urrejtjes, mosdurimit dhe me të gjitha mjetet politike për një qëllim krejt tjetër politik”, ka thënë tutje në fjalën e tij, deputeti Haziri.

Sipas tij, mos-shfrytëzimi i të drejtës nga partia e parë për ta zbatuar suksesin e vetë të 9 shkurtit, dëshmon qartë për një problem serioz. Na anën tjetër, partia e parë po shkakton një gjaderdhje të madhe financiare përmes skandaleve të jashtëzakonshme e keqpërdorimve, prej rrymës e deri te subvencionet, për përfitime për familjarët e tyre e për pasurim të individëve.

Haziri thotë se ata që ikin, ata që fshihen, ata që nuk duan të bashkëpunojnë, ata që nuk e duan një shtet funksional, ata që nuk duan që Republika të udhëhiqet mbi parimin dhe mekanizmat e Kushtetutës, kanë diçka për të fshehur. Ata mund ta udhëheqin partinë e tyre në këtë formë, por nuk mund ta udhëheqin Republikën mbi këtë parim.

“Ne duhet të dalim nga ky qark i mbyllur dhe ta nxjerrim Republikën me shpresë të re e me besim të ri. E vetmja rrugë për këtë është rruga kushtetuese. LDK nuk i beson marrëdhënieve të kushtëzuara, por marrëdhënieve në mirëbesim. Parimet tona për ta ruajtur këtë Republikë, janë të shenjta”, thotë Lutfi Haziri, deputet i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.