DYLON

Haziri ofron bashkëpunim për Down Syndrome Kosova

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të organizatës Down Syndrome Kosova, në krye me drejtoreshën Sebahate Beqiri.

Na takim, zonja Beqiri ka kërkuar bashkëpunim nga ana e Komunës, për gjetjen e një lokacioni për të ushtruar veprimtarinë, pasi tha se aktualisht janë të vendosura në 5 komuna të Kosovës.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari Haziri i ka ofruar bashkëpunimin kësaj organizate lidhur me gjetjen e lokacionit për ta, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë personave të kësaj kategorie të shoqërisë.

Në fund, përfaqësuesit e organizatës i kanë dhuruar disa dhurata të punuara nga fëmijët me sindromin Down./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.