DYLON

Haziri numëron sukseset në fushën e arsimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social facebook për t’i numëruar sukseset në fushën e arsimit brenda javës, duke i numëruar kështu sukseset e nxënësve në disa gara, investimet në shkolla, shënimin e ditëve ët caktuara…

Ja postimi i plotë i tij:

EkoHigjiena

“Brenda javës nxënësit e shkollave të Gjilanit shënuan suksese të jashtëzakonshme në disa gara, për çka dëshiroj t’i uroj ata, arsimtarët dhe prindërit. U mbajt me sukses Olimpiada e XX-të e matematikës, nxënësit e shkollës fillore të Dobërqanit fituan vendin e parë në lëndën e kimisë në nivel vendi, 40 nxënës gjilanas janë kualifikuar për vendet e para në gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë, sikurse që morëm lëvdata për përgatitjen teknike për testin ndërkombëtar “Pisa 2015”. Ndërsa sot përuruam investimet në rregullimin e oborrit dhe terrenit sportiv në shkollën fillore “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm, sikurse që shënuam edhe “Ditët e Shkollave” në Përlepnicë e Malishevë, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”…Pa e harruar, gjatë javës shënuam 16-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Betejen e lavdishme të Zhegocit. Viti 2015 për Gjilanin është vit i sukseseve në të gjitha resoret, i përkujtimit, i sakrificës, i dhimbjes e i krenarisë, meqë po e shënojmë edhe 70-vjetorin e masakrës së madhe të Gjilanit! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.