DYLON

Haziri nuk sheh zgjidhje në seancën e 2 tetorit

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk pret që të bëhet zgjidhje në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për kryparlamentarin dhe nënkryetarët që do të mbahet me 2 tetor.

Kjo, si rezultat i situatës së njëjtë politike që vazhdon të jetë në vend sipas Hazirit.

EkoHigjiena

Ai thotë për RTK se zgjidhja e krizës politike në vend mund të bëhet para 2 tetorit nëse ekziston vullneti politik, dhe partitë politike e kanë këtë mundësi.

“Zgjidhja e problemeve politike që kanë të bëjnë me zgjedhjet e fundit, duhet të jetë në mesin e të zgjedhurve”, deklaron Haziri.

Takimi i djeshëm i presidentes me liderë thotë se “nuk është raundi i parë”, siç është shprehur ai, por ka qenë njëri prej zhvillimeve, duke thënë se tek presidentja po shihet një rol tjetër nga ai që është parë më parë.

Kosova është aq politike sa e ka të papërballueshme gjendjen e një qeverie teknike vlerëson nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe se zhvillimi ekonomik dhe social nuk mund të përballohet me një qeveri teknike.

Sipas tij deri në prill të viti 2016 Kosova e ka një rrugë jashtëzakonisht të vështirë.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=5767

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.