/2L ONLINE/ – Kryetari të Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, nuk i ka bërë përshtypje aspak që sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, që është opozitë në këtë komunë, përmes një komunikate e ka kritikuar atë, madje duke e cilësuar edhe si njeri të kanagjegjeve.
Ai tha se do të vazhdojë të punojë tutje duke mos përfillur ndonjë zë të shterur të ndonjë individi në PDK.
Duke iu referuar komunikatës së PDK-së, Haziri ka thënë: “Ky nuk është zë i PDK-së, por i individëve në PDK, dhe unë nuk merrem me individa në PDK”, ka thënë Lutfi Haziri, në një prononcim për Portalin 2L ONLINE.
Haziri tha se po vazhdon të punojë për Gjilanin dhe se në këtë drejtim, vetëm mund t’u thotë atyre individëve, “mirupafshim në punë”.
Përndryshe, më poshtë keni kritikat e PDK-së në adresë të Hazirit të bëra përmes një komunikate të lëshuar në emër të Degës së PDK-së, e ku Haziri kritikohet për pritjet që po u bënë mysafirëve të ndryshëm, duke thënë se nga ato asgjë të mirë nuk po kanë gjilanasit, përveç shpenzimeve që po krijohen në pritjen e tyre dhe të krijimit të disa lajmeve mashtruese për qytetarët, që dalin nga zyra për informim e komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/
Ja shkrimi: