DYLON

Haziri: Nuk jemi futur në këtë rrugë për tu tërhequr

Avatar photo Redaksia

Anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri tha se subjekti politik më i madh opozitar mbetet besnik i bllokut trepalësh. “LDK kërkon alternativa për qeverisje jashtë PDK-së. Ky është qëndrimi brenda partisë dhe unë nuk ndahem nga ata. Blloku ka konfirmuar unitetin dhe ne po shqyrtojmë tri opsione për ta menaxhuar krijimin e institucioneve. Se cilat janë këto opsione, do t’i shihni në vijim”, tha Haziri.

Haziri tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nuk ka mbyllur të gjitha dyert për bllokun, ndonëse është përgjigjur në mënyrë rigjide, siç ka kërkuar PDK-ja.

EkoHigjiena

“LDK do ta ketë kryeparlamentarin dhe ne sbëjmë kompromis me këtë. Nuk jemi futur në këtë rrugë për tu tërhequr”, tha kryetari i Gjilanit, për Klan Kosova.

Ai tha se vetë PDK-ja nuk do të duhet të insistojë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nëse vazhdon të insistohet, atëherë konfirmohet kapja e shtetit për fyti. Situata kërkon debllokim dhe PDK duhet të tërhiqet. Nuk duhet as të mendohet në korruptimin e deputetëve, për shkak se vetë mesazhi i kancelares gjermane Angela Merkel ishte i qartë për liderët e Ballkanit, se qytetarët janë të lodhur me korrupsion”, deklaroi anëtari i kryesisë së LDK-së.

Haziri tha se edhe bashkëpunimi me Vetëvendosjen duhet të qartësohet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.