DYLON

Haziri: Nuk jam admirues i gjuhës që po përdoret këto ditë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunë së Gjilanit,njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shprehet se nuk po i pëlqen gjuha që po përdorët kohëve të fundit, e që fatkeqësisht është instaluar në Kosovë nga disa individë të frustruar të ’shoqërisë civile’. Kosovës i duhet uniteti e koncensusi, e kurrësesi kjo gjuhë që nuk i bënë nderë askujt, thotë ai.

Marrëveshja e Brukselit, sipas Hazirit, është ’Fitore e Pirros’, por që duhet ta kthejmë si fitore të vërtetë.

EkoHigjiena

Ky është statusi i plotë i Hazirit në Facebook:

Unë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, nuk jam admirues i gjuhës që po përdoret këto ditë, e që fatkeqësisht është instaluar në Kosovë nga disa individë të frustruar të ’shoqërisë civile’. Kosovës i duhet uniteti e koncensusi, e kurrësesi kjo gjuhë që nuk i bënë nderë askujt. Marrëveshja e Brukselit është ’Fitore e Pirros’, por ne duhet ta kthejmë si fitore të vërtetë. Serbia në këtë rast s’ka fituar asgjë dhe me cfarë logjike po u dashka të cenohet prona private?! Fatkeqësisht, qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe të gjithë kanë të drejt të konkurrojnë, pa dallim, por punë duhet të marrin veç ata që i plotësojnë të gjitha kriteret, atyre që ligji iu jep të drejt dhe që Kosova ka nevojë. Njeriu i Kosovës është në shtyllën e politikës së LDK-së. Në emër të familjes, shtetit dhe të Zotit. Koha për racionalitet politik dhe rikthim të vëmendjes për familjen, shtetin dhe Zotin! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.