DYLON

Haziri: Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar, nuk ka me pasë më lloç e vada

Haziri: Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar, nuk ka me pasë më lloç e vada
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit po vazhdon me implementimin e programit të madh, në kuadër të realizimit të katërshes së madhe infrastrukturore”, thonë drejtuesit e komunës.

Sipas tyre, aktualisht, në lagjen “Arbëria” po ndërtohen 11 rrugë, përfshirë rrjetin e ujësjellëit, kanalizimit për të përfunduar me asfaltim dhe vlera e këtyre projekteve është mbi 300 mijë euro.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka parë nga afër realizimin e këtyre projekteve me bashkëpunëtorët, ka thënë se gjatë këtij mandati pritet të përmbyllen projektet bazike në infrastukturë.

EkoHigjiena

“Investimet në lagjen “Arbëria” i kemi prioritet, por jemi duke punuar në disa lokalitete dhe fshatra në të njejten kohë. Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar dhe po punojmë shumë që secila familje ta ketë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjatë këtij mandati qeverisës do t’i përmbyllim të gjitha investimet në infrastrukturën bazike dhe nuk ka me pasë më lloç e vada”, ka thënë kryetari Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.