Haziri: Një ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin, u tregua shpirti solidar!

Haziri: Një ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin, u tregua shpirti solidar!

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar ditën e sotme si një ditë e jashtëzakonshme pasi aktivitete të shumta ishin të karakterit human e solidar, ku falë angazhimit të vullnetmirëve u ndihmuan ata që kishin nevojë.

“Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin. I kemi shpërndarë 330 pako për familjet që persona me nevoja të veçanta, 50 tablet për fëmijët e kësaj kategorie për mësim online, 250 dhurata të tjera, për të kulmuar me donacionin prej 13 shtretër hidraulik dhe tri banjo për këtë kategori”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në aktivitetet e përbashkëta me komunën e Gjilanit.

“Faleminderit pafund Rotary Club Gjilani, Flamur Bunjaku, Lazim Destani, Rasim Merlaku, UNICEF Kosova, Handikos dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për shpirtin solidar”, ka thënë Haziri.

KOMENTE