DYLON

Haziri ngushëllon familjen Zymberi me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Shaqir Zymberi

Haziri ngushëllon familjen Zymberi me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Shaqir Zymberi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi fëmiljes Zymberi , pas ndarjes së papritur nga jeta të zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.

Në telegramin e kryetarit Haziri thuhet:

EkoHigjiena

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen të Shaqir Zymberit, zyrtar i gjendjes civile në Gjilan.

Komuna e Gjilanit, sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.

Ai ka dhënë shembullin më të mirë të angazhimit në punë, të qetësisë dhe afërsisë mes kolegëve dhe miqve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë miku i të gjithëve!”, thuhet ne telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.