DYLON

Haziri ngushëllon familjen Xhelili me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Nijazi Xhelili

Haziri ngushëllon familjen Xhelili me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Nijazi Xhelili
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Nijazi Xhelili, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xheliri. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Xhelili,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Nijazi Xhelili.

EkoHigjiena

Mësuesi Nijazi është ndarë nga ne vetëm fizikisht, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për edukimin e shumë brezave që sot janë profile akademike, mjekë, profesorë, inxhinierë e mësues. .

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhelili, shokëve, kolegëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.

Lamtumirë, mësuesi Nijazi!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.