DYLON

Haziri ngushëllon familjen Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Sali Ramadani

Haziri ngushëllon familjen Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Sali Ramadani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, Sali Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Sali Ramadani.

EkoHigjiena

Saliun do ta kujtojmë përgjithmonë për vendosmërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai u bërgos nga regjimi i atjeshëm për veprimtarinë politike e patriotike, duke qenë shembulli më i mirë për neve se si rezistohet kundër kundër padrejtësive.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.