DYLON

Haziri ngushëllon familjen Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Muharrem Ramadani

Haziri ngushëllon familjen Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Muharrem Ramadani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Muharrem Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të respektuar të Gjilanit, Muharrem Ramadani.

EkoHigjiena

Vdekja e tij e papritur nga ka tronditur të gjithëve. Profesor Ramadanin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, nxënësit e të cilit sot janë profile të respektuara shkencore.

Ngushëllimet me të sinqerta familjes Ramadani, kolektivit të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit, Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.