DYLON

Haziri ngushëllon familjen Nuhiu

Fahri Nuhiu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Nuhiu, me rastin e ndarjes nga jeta të avokatit, Fahri Nuhiu.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Nuhiu,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit të njohur gjilanas dhe ish prokurorit, Fahri Nuhiu.

Fahri Nuhiu do të mbahet në mend për kontributin e tij të madh në institucionet e Kosovës, përkatësisht në sferën e drejtësisë në Gjilan, edhe në kohën sa ka shërbyer si prokuror shteti, e po ashtu edhe sferën e avokaturës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nuhiu, shokëve, miqve, e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.