DYLON

Haziri ngushëllon familjen Mustafa me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa

Haziri ngushëllon familjen Mustafa me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Mustafa,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.

EkoHigjiena

Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.