DYLON

Haziri ngushëllon familjen Masurica me rastin e ndarjes nga jeta të Lulzim Masuricës

Haziri ngushëllon familjen Masurica me rastin e ndarjes nga jeta të Lulzim Masuricës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të zejtarit të njohur gjilanas, Lulzim Masurica, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Masurica,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lulzimit, zejtar i njohur i nahisë sonë.

EkoHigjiena

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun e mirë dhe zejtarin e ndershëm, të birin e një pishtari të arsimit (Hamid Masurica) dhe nipin e një kryengritësi të madh (Hasan Masurica).

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, juve, familje e nderuar, shokëve, miqve dhe farefisit.

Lamtumirë, shoku im!”, thuhet në telegram.

***

NJOFTIMI MORTOR NGA FAMILJA

Familjarë të nderuar, miq dhe farefis i gjerë, me dhimbje e pikëllim të thellë iu njoftojmë për vdekjen e babait tonë, Lulzim Masurica, i cili vdiq sot në moshën 51 vjeçare, në Gjilan. Varrimi bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjilanit me drekë, ora 12:00.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.