DYLON

Haziri ngushëllon familjen Lecaj me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj

Haziri ngushëllon familjen Lecaj me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Lecaj.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Lecaj,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të veprimtarit e humanistit të madh, Zenel Lecaj.

Ai gjatë tërë jetës së tij punoi në mërgatë, duke i dalë në ndihmë atdheut në vazhdimësi.

Familje e nderuar Lecaj, duke qenë se jemi në kohë pandemie kur edhe janë të ndaluara vizitat, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.