Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Nisret Hajrullahu, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm i Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Hajrullahu,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-drejtorit së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Nisret Hajrullahu.
Gjatë karrierës rreth 40-vjeçare si profesionist, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si luftëtar i shëndetit publik, e së fundmi edhe si udhëheqës i Spitalit.
Dr. Nisretin do ta kujtojmë përgjithmonë edhe për kontributin e madhe për liri e pavarësi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe kolegëve në Spitalin e Përgjithshëm.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/