DYLON

Haziri ngushëllon familjen Hajdaraj me rastin e vdekjes së ish-zëvendësministrit Tomë Hajdaraj

Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-zëvendësministrit Tomë Hajdaraj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram thuhet:
“E nderuara familja Hajdaraj,

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe mikut tim, Tomë Hajdaraj.

EkoHigjiena

Njohja ime me Tomën daton që prej para luftës fundit dhe ajo që dua ta them është se e kam njohur si njeri të fjalës, atdhetar të madh e punëtor të madh e veprimtar të madh.

Toma shkoi nga kjo botë para kohe, por do të mbahen në mend përgjthmonë për kontributin e tij në themelimin e institucioneve kosovare, si ish-deputet në legjislaturën e parë pas themelimit të istitucioneve, sikurse edhe si ish-zëvendësministër i Bujqësisë.

Në emër të të gjitha institucioneve lokale dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.